Kyçja në program |
Top Previous Next |
Forma për kyçje në program
Kjo është forma me të cilën përdoruesi kyçet në program. Kjo formë paraqitet çdo herë kur të hapet programi, dhe qëllimi i saj është mbrojtja e programit prej qasjes së paautorizuar, si dhe identifikimi i përdoruesit të programit Shihet se forma është e thjeshtë. Krejt çfarë duhet bërë është plotësimi i fushës përdoruesi, si dhe shkrimi i fjalëkalimit të atij përdoruesi. Nëse fjalëkalimi është i saktë atëherë ai përdorues kyçet në program dhe mund të punoj me të. Në rast se gabohet përdoruesi atëherë paraqitet mesazhi si më poshtë, i cili lajmëron se nuk janë dhënë saktë të dhënat e nevojitura për tu kyçur në program Në rast se gabohet fjalëkalimi atëherë paraqitet mesazhi si më poshtë, i cili lajmëron se nuk janë dhënë saktë të dhënat e nevojitura për tu kyçur në program Pas dhënies së saktë të informacioneve rreth përdoruesit hapet programi i cili e ka një ndërfaqe mjaft tërheqëse siç shihet në figurën e mëposhtme. Përmes menyve mund të lëvizet nëpër pjesë të ndryshme të programit. Në shiritin lartë të kësaj forme shihet përdoruesi i cili është i kyçur Regjistrimi i një përdoruesi të ri bëhet nëse shtypim Përdoruesi i ri i cili shihet në fillim kur të hapet programi, pas zgjedhjes së këtij opcioni hapet faqja përmes të cilës bëhet regjistrimi i përdoruesit të ri, shih figurën më poshtë: Emri: në këtë fushë shënohet emri i personit që dëshiron të regjistrohet. Mbiemri: Këtu shënohet mbiemri. Përdoruesi: përdoruesin që dëshiron të kyqet. Datëlindja: nga pjesa kalendarike zgjedhim datëlindjen. Gjinia: nga lista rënëse zgjedhim gjinin. Komuna: po ashtu nga lkista rënëse zgjedhet komuna. Vendbanimi: edhe vendbanimi zgjedhet nga lista rënëse. Rruga: shënohet rruga nv të cilën jeton. Numri i shtëpisë: në këtë fushë shënohet numri i shtëpisë. Telefoni: shënohet numri i telefonit. Email adresa: email adresa e personit në fjalë. Ueb adresa: ueb adresa e po këtij personi. Numri personal: shënohet numri personal me 10 shifra. Gjuha: zgjedhet gjuha nga lista rënëse. Fjalëkalimi: shënohet fjalëkalimi i cili dëshiron që ta ketë. Fjalëkalimi përsëri: konfirmohet fjalëkalimi. Vendoseni kodin: në këtë fushë shënohet kodi i cili ndodhet në anën e majtë të kësaj fushe. Pas plotësimit të fushave të cekura më lartë shtypim butonin Ruaje dhe do të ruhen të gjitha shënimet e plotësuara në bazën e shënimeve. Ndërrimi i përdoruesit Programi na ofron mundësin që pa e fikur programin ta ndërrojmë përdoruesin. Me shtypjen e pullës Çkyçja, programi kthehet në formën hyrse. Më tutje duhet të ndjeken hapat që tregohen më lartë . |